Bayern Mynih nis sot rrugëtimin në Botërorin e Klubeve me objektivin e qartë për të shkuar sa më larg në këtë turne e për të synuar fitoren e tij.
Një rrugëtim që fillon përballë amatorëve të Okland Siti, skuadrës nga Zelanda e re.
Në fakt, kjo e fundit është një skuadër e futbollit gjysmë profesionist, pasi një pjesë e madhe e lojtarëve të saj e kanë profesion të dytë këtë sport.
Gjithsesi, trajneri Vinsent Kompani nuk ka kursyer titullarët për këtë ndeshje, duke hedhur të gjithë emrat e njohur në fushë nga minuta e parë.
