Kleandro Lleshi e ka mbyllur me Laçin. Pas sezonit të dështuar nga kurbinasit, mbrojtësi ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit.

“Urimet më të mirë për Laçin. Falenderoj presidentin, stafin, lojtarët dhe tifozërinë e Laçit për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Kthim sa më shpejt në elitën e futbollit”, shkruan Lleshi në rrjetet sociale.

25-vjeçari mbajti edhe shiritin e kapitenit te Laçi. Vetëm një sezon zgjati eksperienca me kurbinasit, ndërsa më parë kishte luajtur edhe te Kukësi.

Mbetet për t’u parë ku do vahzdojë karrierën e tij, ndërsa ka luajtur vetëm në Spanjë para se të rikthehej në Shqipëri.