Besa e Emiljano Çelës, ka hyrë fuqishëm në merkato, teksa ka arritur të sigurojë shërbimet e futbollistit brazilian Uilliam Kordeiro Melo, i cili në ketë sezon të ri futbollistik do të veshë fanellën e kavajasve. 

Braziliani vjen nga një sezon fantastik me Laçin, ku ishte lideri i padiskutueshëm në repartin ofensiv me 9 gola dhe 3 asistime në 30 ndeshje. 

Ofertat e tjera në elita nuk kanë munguar për Melon, por në fund duket se projekti i Besës dhe insistimi i presidentit Bizhdili, e ka bindur futbollistin brazilian për t’i thënë “PO”, kavajasve.