Vllaznia fitoi 1-0 ndeshjen miqesore ndaj Burrelit luajtur pasditen e djeshme ne stadiumin “Loro Boriçi”, ku vendimtar per rezultatin ishte goli i shenuar nga mesfushori Klinti Qato nga nje goditje denimi ne minuten e 72-te.
Nderkohe pas ndeshjes trajneri Thomas Brdariç ka folur per mediat duke u ndalur tek ndeshja, por edhe gjendja e skuadres pas eliminimit nga Kupat e Europes, per te cilen u shpreh se duhet puna per te dale nga kjo situate e krijuar.
“E rëndësishme është që ne gjetëm një organizim të rëndësishëm në lojë. Kishim një strukturë të mirë. Taktikisht krijuam disa raste shënimi. Në disa pjesë të fushës mund të bëjmë më mirë. Po provojmë të gjejmë zgjidhje sa më të mira për të ardhmen, në mënyrë që lojtarët të ndihen sa më mirë kur janë në fushën e lojës. është gjë e mirë që morëm një fitore.
Për mua ishte e rëndësishme që secili të kishte mundësinë për të luajtur të paktën 25 minuta, në mënyrë që të jemi të aftë t’i gjykojmë më mirë. Kemi shumë punë për të bërë. Duhet të ‘shkundemi’ pak nga ajo çfarë ndodhi, sidomos javën e fundit. Kemi bërë stërvitje të mirë. Do të jemi të përgatitur për kampionatin. Kemi dhe 2-3 ndeshje për të luajtur dhe më pas do të përpiqemi të gjejmë 11-shen më të mirë për sfidën ndaj Partizanit.
Jam i lumtur që të gjithë lojtarët janë përsëri pjesë e ekipit. Janë talenta të rinj, kanë potencial. Ka konkurencë, por duhet të jemi të durueshëm dhe nuk duhet t’i vendosim nën presion lojtarët e rinj. Duhet t’u jepen minuta, duhen bërë seanca stërvitore të forta dhe të shpresojmë që të jenë të gatshëm. Duhet të reduktojmë gabimet individuale.
Është shumë e thjeshtë, në futboll duhet të lëvizësh, duhet të jesh sa më i saktë. Nëse do të arrish majën, duhet të japësh maksimumin. Humbja e topit është diçka e papranueshme sidomos kur je duke luajtur në kampionat, përndryshe ajo do të na ‘vrasë’ ne. Më pëlqen t’i tregojmë tifozave një futboll ofenziv, t’i tregojmë që ne dijmë të shënojmë, por pikësëpari unë duhet të punoj me ekipin tim. Do të shohim për lojtarë të rinj dhe do të vendosim nëse janë të duhurit për Vllazninë.
Duhet kuptuar që nuk është e lehtë të përjetojmë atë humbjen ndaj Valurit. Duhet të punojmë jashtëzakonisht shumë fizikisht, por sidomos edhe psikologjikisht që të jemi gati për sfidën ndaj Partizanit. Kemi edhe 3 javë dhe hap pas hapi do të ecim përpara. Mos të harrojmë që Valur ishte në mës të kampionatit dhe kishte shumë minuta në këmbë, kishte lojtarë me shumë eksperiencë. Duhet të mësojmë shpejt dhe besoj që së bashku do të shkojmë në drejtimin e duhur”- eshte shprehur Brdariç./www.shkodrasport.com/