HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBylisi ‘i jep leksion’ Partizanit, e mund 3-1

Bylisi ‘i jep leksion’ Partizanit, e mund 3-1

Bylisi ka mposhtur Partizanin me shifrat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Superiores.

Sfida fillimisht u zhbllokua nga “demat” me Isgandarlin i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por ballshiotët nuk u dorëzuan duke rikthyer baraspeshën në të 42-ën me Malomon. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës.

Në të dytën, Malomo gjeti golin e dytë falë një gabimi të Buxhelaj i cili ia dha topin “gati”. Sfida u vulos kur Muktar shënoi të tretin për vendasit dhe Partizani kapitulloi. Pas kësaj ndeshje, Bylisi ngjitet në vendin e 6-të ndërsa Partizani pozicionohet në të 8-in.

BYLIS 3-1 PARTIZANI

42′, 54′ Malomo, 72′ Muktar/ 19′ Isgandarli (P)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments