Çiklisti i Vllaznise Mateo Balaj ka bere nje tjeter prezantim shume te mire edhe ne aktivitetin e rradhes ku ka marre pjese. Behet fjale per “Kupa Anamorava 2024”, zhvilluar pak dite me pare ne Kamenice te Kosoves. Nje aktivitet ky i perfshire ne kalendarin e garave vjetore nga Federata e Çiklizmit e Kosoves.
Ne te kane marre pjese edhe nje grup çiklistesh nga Shqiperia, mes te cileve edhe shkodrani Balaj i cili sebashku me Olsion Veliajn jane shkeputur nga grupi tjeter i çiklisteve dhe kane mberritur te paret ne finish.
Veliaj me kohen 2:36:38 eshte shpallur fitues nderkohe qe Balaj me nje sekond me shume eshte renditur i dyti ndersa ne vend te trete ka dale çiklisti i ekipit te Prishtines Albion Ymeri me nje diference prej 1 minute e gjysem me dy te paret.
Gara ka qene e gjate 90 km dhe Mateo Balaj tregoi edhe njehere tjeter se gezon nje forme shume te mire sportive duke u renditur serish ne mes me te mireve ashtu siç ka bere ne te gjitha garat e ketij viti./www.shkodrasport.com/