Nje forme e jashtezakonshme eshte ajo qe po kalon sulmuesi shkodran i Sassuolos Gabriel Kulla. Diten e sotme ai ka shenuar plot 3 gola dhe ka dhene 1 asist ne ndeshjen ndaj Genoas, e vlefshme per fazen play-off te kampionatit U17 te Seria A ne Itali.

17 vjeçari qe mban edhe shiritin e kapitenit tek Sassuolo, ka qene ne nje forme te shkelqyer duke e derguar topin tre here ne rrjeten e portes kundershtare. I gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 4-4 dhe kjo ka bere qe gjithçka te shkonte ne shtese, çka nuk ka sjelle ndryshim rezultati dhe si rrjedhoje dy ekipet i jane drejtuar gjuajtjes se 11-metershave.

Nga pika e bardhe Sassuolo eshte treguar me e sakte duke fituar 4-2 dhe ne kete menyre eshte kualifikuar per ne fazen e dyte te play-off. Ky ekip do te luaje edhe nje ndeshje tjeter javen qe vjen dhe ne rast fitoreje pastaj do te kualifikohet per ne turin çerekfinal te kampionatit dhe ku 8 skuadrat me te mira te Italise do te mblidhen ne Firence per te luajtur fazen finale te kampionatit.

Gabriel Kulla me tre golat e shenuar sot, e ka çuar ne 19 numrin e tyre ne kete kampionat dhe eshte nje nga me te miret e tij. Nje tregues ky qe kemi te bejme me nje sulmues me shume te ardhme. Duhet thene se ai nuk do te kete mundesi te luaje ne fazen finale te kampionatit me ekipin e Sassuolos sepse do te vije ne Shqiperi per t’u bere gati me kombetaren U17 te Shqiperise per finalet e Kampionatit Europian qe siç dihet kete here do te zhvillohet ne vendin tone.(www.shkodrasport.com)