Kur kanë mbetur më pak se dy jave nga starti i kampionatit te Kategorise Superiore te futbollit shqiptar, ende nuk eshte e qarte se cili televizion do t’i transmetoje ndeshjet e tij. Kjo ngaqe Radio Televizioni Shqiptar mesohet se nuk ka shfaqur me interes per ta bere nje gje te tille.

Kjo sepse kostoja financiare e kesaj sipermarrje eshte e madhe dhe per kete arsye mesohet se kontrata me FSHF nuk do te vazhdoje dhe nje gje e tille pritet te zyrtarizohet ne ditet e ardhshme.

Ne kete aspekt, vete institucioni i futbollit shqiptar po mendon ndonje alternative tjeter por deri me tani asnje kanal televiziv nuk ka shfaqur interes per te blere te drejten televizive te Superiores per sezonin 2025-2026. Federata nderkohe mesohet se eshte ne bisedime me Digital, per te pare mundesine e bashkepunimit serish me kete kompani.

Duhet thene se qe pas largimit nga Digital, FSHF nuk ka gjetur qetesi me transmetimin e ndeshjeve te Superiores. Nje sezon ishte Oversport qe i transmetoi ato, me pas kete te drejte e mori MCN e se fundi RTSH. Po ne sezonin e ri? Kjo mbetet per t’u pare…