HomeKRYESORECristiano Ronaldo është ende i frikshëm. Që kur mbushi 39 vjeç, ka...

Cristiano Ronaldo është ende i frikshëm. Që kur mbushi 39 vjeç, ka shënuar 41 gola në 45 ndeshje

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i mahnisë futbolldashësit dhe të përflitet dendur, pavarësisht moshës së tij. Fenomeni portugez shënoi edhe kundër Al-Ain, në fitoren 5-1, me të cilin Al-Nassr mundi rivalët e vet të Champions League aziatik.

CR7 prishi kështu tabunë e Hernan Crespos, të cilën nuk e kishte mposhtur kurrë në karrierën e tij. Goli numër 908 i karrierës së portugezit e afron edhe më shumë me një moment historik, atë të 1000 golave.

Një tjetër fakt i frikshëm, që na bën të reflektojmë për madhështinë e ish-lojtarit të Real Madridit, është ai që lidhet me pjesëmarrjen e tij në gola. Të martën arriti në 41 gola në 45 ndeshje, që kur mbushi 39 vjeç.

Tashmë e dinim që nuk ishte si të tjerët, por ky është një konfirmim i mëtejshëm për “kredencialet” e papërsëristshmeë futbollistike të Ronaldos nga Madeira./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments