Ditën e djeshme FSHF ka bërë publike edhe kalendarin e sezonit të ri. Kështu Superiorja do të nisë më 23 gusht, po në këtë datë do të zbresin në fushë edhe skuadrat e Kategorisë së Parë.
Ndër të tjera janë zbuluar edhe datat zyrtare të Kategorisë së Dytë, Tretë, Superiores së vajzave dhe Kupës së Shqipërisë. Por ajo që bie në sy është se mungojnë datat për “Final – Four”.
Siç duket ende është e paqartë nëse edhe në këtë sezon do të vazhdohet me skemën e “Final – Four” apo jo.
Por gjithsesi për të vendosur fatet e “Final – Four”, presidentët e ekipeve të Superiores do të mblidhen së bashku, ku në një diskutim me FSHF-në do të vendosim për vazhdimin ose ndërprerjen e kësaj formule.