Deklaratat e komentatorit Kosovar, Andin Lokaj, ku tallej me Shqipërinë pas fitores së Shpresave të Kosovës ndaj atyre kuqezi, janë përhapur me shpejtësi në rrjete sociale dhe kanë qenë temë diskutimi mes tifozësh e jo vetëm.

Mes atyre që kanë reaguar pas fjalëve të Lokajt, ka qenë edhe ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Roland Luçi, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka treguar se një sjellje e tillë kishte kohë që përgatitej dhe nuk ishte rastësore.

“U21 Kosovo – Shqipëri 2 – 1

Komentatori kosovar mbas fitores së ekipit të tij: “Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qe edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”.

Tallja me shqiptarët nuk ishte rrufe në ditë me diell. Sot flitet gjithnjë e më hapur për kombin kosovar, alfabetin dhe gjuhën kosovare, si shihet dhe në formulimin kosovarisht të mësipërm.

Tashmë është bërë mode, në Tv kosovare gjatë komenteve e transmetimeve nuk thuhet kurrë “ne, ose ekipi ynë”, por “shqiptarët, ekipi shqiptar”.

Para 5 vjetësh, mbas ndeshjeve Kosovë – Kroaci në Shkodër dhe Lihtenshtejn – Shqipëri, kam postuar shkrimin që po ripublikoj më poshtë, po pati ndokush nerva e nge ta lexojë”, shkruante Lucci duke e shoqëruar me linkun e shkrimit të mëposhtëm.

Tetor 2016, Shkoder, ne zemer te Shqiperise:

U paralajmerua, u manifestua ne Finlande para pak javesh, ju be thirrje kosovareve nga federata dhe traineri i ekipt te tyre “reprezentues”, por qe te shkonte puna deri ketu nuk e imagjinoja.

Ishte nje rast ideal qe nepermjet ketij tubimi dhjetramijesh ne nje eveniment emocional qe si gjithmone ne raste te tilla kalon shume caqet sportive, ti jepej politikes pasive ne te dy anet e kufirit nje shuplake e ashper popullore duke treguar se jemi nje komb, kemi te njejten histori, kulture, gjuhe, heronj dhe ideale. Ishte nje rast i shkelqyer ku te shprehej spontanisht ne forme referendare ideja e bashkimit, e te qenit nje komb.

Por nuk qenka e thene. Atmosfere festive ne Shkoder me kenge e valle qe interpretoheshin nga tifozet kroate nje pjese e te cileve me plisa ne koke e te veshur kuqezi, por dhe nga kosovare ironikisht te mbeshtjelle jo më me flamurin tone kombetar, por me flamurin e tyre blu me gjashte yjet qe simbolizojne nen-etnite e tashme etnise kosovare.

Pakkush ne rruget e Shkodres guxoi te vishej kuqezi nga ata, te merrte nje flamur kombetar shqiptar ne stadium ku do te valevitej ideja dhe synimi i bashkimit kombetar i aspiruar ne shekuj dhe asnjehere i realizuar. Dhe me sa duket nuk do te realizohet kurre. Kete nuk eshte se e pengon faktori nderkombetar, Amerika, BE apo UEFA.

Po, po, justifikimi i neveritshem hipokrit ishte se te mbash flamur shqiptar e te vishesh kuqezi ne mes te Shqiperise e ndaloka FIFA dhe UEFA!!! Fakt eshte qe kete nuk e duan jo vetem klasat politike ne te dy shtetet e pavaruara (nga njeri-tjetri) Shqiperi dhe Kosove, jo vetem bushale-halilmatoshet dhe klanet e tyre politikberese. Kete nuk e duan tashme as nje mase e gjere e fjetur kosovare. Shembulli i Shkodres eshte nje shembull i qarte, por jo nje skandal: Thjesht shumica kosovare qysh prej tash jane tamam kosovare.

Çdo gje tjeter eshte hipokrizi, hipokrizi frikacake se i paska penguar dikur Ahtisari te kerkonin bashkimin dje dhe sot UEFA te veshin nje bluze te kuqe e te merrnin me vehte ne xhep nje flamur kuqezi, simbolika e te cilit eshte lene ne hije nga ky bluverdhi i etnive te vellazeruara te Kosoves…

Ne Shkoder ishin shume kosovare, me shume se shqiptare etnike nga trojet shqiptare te Dardanise qe ishin ne Lihtenshtajn. Ishte nje tregues spontan i çarjes ndershqiptare, tregues i realitetit kosovaro-shqiptar ne shtetin me emer serb te Kosoves ku shumica e atjeshme duket se po pajtohet me idene e te qenit më vehte, e te qenit te pavarur kryesisht nga Shqiperia, nga kultura, historia dhe etniteti shqiptar duke ledhatuar vehten mashtrueshem me idene e kosovarit, te kosovarit etnik.

Dhe kjo shumice duket se po fiton gjithje e me shume terren.Vetem se perveç kerkesave per heqjen e busteve te Skenderbeut nga sheshet publike, do tu duhet te shkruajne nje cope histori qe te mund tu rezistojne fqinjeve te tyre orekspangopur veriore, qe te argumentojne se jane etni historikisht ne trojet e tyre, ne trojet e tyre me toponim serb, ne Kosove.
Dhe po te jete keshtu dhe nuk ka nje reflektim radikal ndaj tendencave centrifugale, nuk me mbetet tjeter vetem se te uroj:

Kosove e gezofsh shtetin tend, hymin, flamurin dhe etnine tende!