Dëmtimi i Jamal Musialës dje shokoi botën e futbollit. Ylli i Bajernit u përplas me Donarumën, ndërsa bavarezët po sfidonin kampionët e Europës.
Donaruma u kryqëzua për dëmtimin e rëndë, që pësoi rivali i tij. Portieri italian i dedikoi një postim për mbështetje në rrjetet sociale.
“Të gjitha lutjet dhe urimet shkojnë me ty Musiala”, shkruajti Donaruma pas ndeshjes.
Nojeri e sulmoi Donarumën duke e konsideruar fajtor për episodin në fjalë. Një moment kyç në Botërorin për klube, që i kushtoi shtrenjtë Bajernit.