Dinamo shiti dy nga “xhevahirët” e ekipit si Baton Zabërgjan e Peter Itodo Mandela dhe tani po kërkon si ti zëvendësojë.

Për këtë të fundit, po qarkullon një emër që e njeh mjaft mirë Superioren. Bëhet fjalë për sulmuesin kampion me Egnatian, Saliu Guindo.

Burime pranë klubi kryeqytetas konfirmojnë ai është diskutuar si opsion për të zëvendësuar nigerianin. Rikujtojmë që Guindo nuk është përfshirë në listën e Egnatias për këtë tur në Europë dhe largimi i tij duket shumë pranë. Guindo më herë ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut, Bylisit dhe Laçit.

Gjithsesi në ditët në vijim do të jetë më e qartë nëse 28-vjeçari do të bashkohet me skuadrën e Ilir Dajës.