FT: DINAMO – HAJDUK SPLIT 3-1
Zabërgja 14′, Qardaku 109′, Berisha 111′ / Karaçiç 99′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida, Dinamo kualifikohet në raundin “Play Off” të Ligës së Konferencës.
120+3′ Berisha bën heroin në mbrojtje! Duke larguar një top mbi vijën fatale. (VIDEO)
120′ Akordohen 4 minuta shtesë!
119′ Daja kryen zëvendësimin e fundit, largohet Meksi, vendin e tij e merr Maliqi.
118′ Hekuran Berisha “flirton” me golin e dytë personal, por një nga mbrojtësat e Hajdukut largon topin mbi vijën fatale. (VIDEO)
116′ Pranë golit të katërt Dinamo, por Maliqi nuk gjen dot Bregun brenda zonës. Shpëton porta e kroatëve. (VIDEO)
111′ GOOOOOL DINAMO 3-1/ Çmenduri në “Air Albania”, shënon edhe Berisha! Skuadra e Ilir Dajës me një këmbë në raundin tjetër. (VIDEO)
109′ GOOOOL DINAMO 2-1/ Eurgol i Qardakut, shpërthen sërish festa në “Air Albania”. Gol për “kartolinë” i sulmuesit shkodran. (VIDEO)
108′ I vetëm përballë portierit, Zabërgja shpërdoron një shans të artë, gjuajtja e tij ndalet nga portieri. (VIDEO)
107′ Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.
Mbyllet shtesa e parë!
105′ Akordohe 1 minutë shtesë.
99′ GOL HAJDUK 1-1/ Kroatët barazojnë shifrat! Pas një harkimi nga këndi, Karaçiç godet saktë me kokë duke tundur rrjetë. (VIDEO)
95′ Te Dinamo kërkojnë penallti, pas rrëzimit të Qardakut brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. (VIDEO)
91′ Hajduku i Splitit kryen 3 zëvendësime në startin e shtesës së parë, trajneri hedh në fushë edhe Ante Rebiç, si dhe Sigur dhe Melnjak, largohen Hrgoviç, Pajaziti dhe Durdov.
Mbyllet koha e rregullt, ndeshja shkon në shtesa!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
89′ Qardaku ndëshkoht me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar të Qardakut në sulm.
78′ Skuadra kroate mbetet me 10 lojtarë, Saniang ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm ndaj Qardakut. (VIDEO)
75′ Dinamo nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Hajduk.
70′ Tre zëvendësime te Dinamo, largohet Qefalija, Vila dhe Karamba, në fushë Berisha, Qardaku dhe Beqja.
62′ Tjetër rast i artë i Dinamos me Karambën, që del i vetëm përballë portierit, gjuan por ndalet nga gardiani i skuadrës kroate. (VIDEO)
60′ Traversa i mohon eurogolin nga goditja e dënimit Dejvi Bregut. (VIDEO)
59′ Tjetër zëvendësim te Hajduk Split, largohet nga fusha Kalik, në vend të tij Benrahou.
58′ Kalin ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Bregut në hyrje të zonës.
56′ Pranë golit të barazimit Hajduk Split, por vendimtar portieri Teqja. (VIDEO)
55′ Dejvi Bregu shkelet brenda zonës dhe kërkon penallti, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi dhe vijon lojën. (VIDEO)
51′ Tjetër tentativ e Dejvi Bregut, topi devijohet dhe shkon në këndore.
46′ Hajduk e nis vrullshëm pjesën e dytë, shpëton për mrekulli porta e Aldo Teqjas. (VIDEO)
46′ Zëvendësim te Hajduk Split, largohet nga fusha Kalik, vendin e tij merr Benrahou.
Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Pranë golit të dytë Dinamo, por blutë nuk kanë shënjestrën e duhur me Bregun dhe Zabërgjën. (VIDEO)
45′ Akordohen 3 minuta shtesë!
40′ Zëvendësim i detyruar te Dinamo, largohet nga fusha Lorran i dëmtuar, vendin e tij e merr Neziri.
37′ Aksion fantastik i Dinamos, por për fat të keq nuk finalizohet me sukses nga kryeqytetasit. (VIDEO)
30′ Lorenco Vila trondit traversën e portës së Hajdukut të Splitit, teksa gjyqtari më pas sinjalizon pozicion jashtë loje për Dejvi Bregun.
22′ Sanyang ndërhyn me stil karate ndaj Meksit, por ia hedh paq me një karton të verdhë. Te Dinamo kërkojnë ndëshkimin me karton të kuq! (VIDEO)
17′ Zabërgja ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.
14′ GOOOOOL DINAMO 1-0/ Zhbllokohet sfida, Zabërgja kalon në avantazh skuadrën shqiptare, pas një aksioni model dhe një kombinimi perfekt me Bregun. Në festë “Air Albania”. (VIDEO)
11′ Goditje dënimi për Dinamon, gjuajtje e Qefalijas ndalet me lehtësi nga portieri. (VIDEO)
9′ Bregu provon të gjejë trekëndëshin e portës, me një gjuajtje me të brendshem, por topi shkon mbi kuadrat. (VIDEO)
5′ Tjetër shans i mirë për Dinamon, pas një aksioni model, Dejvi Bregu, futet nga qendra dhe gjuan në hyrje të zonës. Tentativa e tij bllokohet me kokë nga një prej mbrojtësave. (VIDEO)
3′ Dinamo e nis vrullshëm sfidën, duke kërcënuar portën e kroatëve me Qefalijan që provoi nga distanca, por topi u grushtua nga portieri. (VIDEO)
1′ Starton sfida, topin e parë nga qendra e luan Dinamo.