HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo fiton 2-1 ‘derbin’ me Tiranën, bardheblutë mbesin të fundit në renditje

Dinamo fiton 2-1 ‘derbin’ me Tiranën, bardheblutë mbesin të fundit në renditje

Tirana është mposhtur në shtëpi nga Dinamo në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-2.

Golat për Dinamon u shënuan nga Goudiaby dhe Vila. Ndërkohë që golin e vetëm për “bardheblutë”, e shënoi Patsatsia, por që në fund rezultoi vetëm statistikor.

Kështu, Tirana mbetet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë pas 5 ndeshjesh të luajtura. Ndërkohë që Dinamo shkon në vendin e dytë me 7 pikë.

Tirana 1 – 2 Dinamo

(Patsatsia 58′ / Goudiaby 24′, Vila 53′)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments