Dinamo rikthehet për të fituar Kupën e Shqipërisë pas plot 22 vitesh. Blutë e Ilir Dajës mposhtën me penallti Egnatian, në finalen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 2 me 2.
Hera e fundit që Dinamo fitonte Kupën e Shqipërisë ishte sezoni 2002-2003. Për sa i përket ekipeve që kanë fituar më shumë herë trofeun e Kupës së Shqipërisë, vendi i parë mbahet nga Tirana, me 16 trofe, e ndjekur nga Partizani me 15 dhe Dinamo me 14.
LIBRI I ARTË I KUPËS SË SHQIPËRISË:
2024-25 EGNATIA-DINAMO 2-2 (4-5 p)