Mançester Junajtid u mposht me rezultatin 2-1 nga Brajtoni, në një duel që rezultoi dramatik. Vendasit gjetën të parët rrugën e rrjetës me Uellbek në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Në minutën e 60-të, ishte Dialo i cili vendosi baraspeshën, ndërkohë që në minutën e 70-të, skuadra e Ten Hag, gjeti edhe golin e dytë, por një prekje e Zirkze, mbi vijën fatale, pas gjuajtjes së Garnaços, bëri që goli të anulohej nga VAR, për pozicion jashtë loje.
Kur u mendua që dueli do të mbyllej në barazim 1-1, ishte Zhoao Pedro, i cili në minutën e 95-të, shtangu “djajtë e kuq”, duke shënuar golin e fitores për Brajton, në duelin e vlefshëm për javën e dytë të Premier Ligës.
Me këtë triumf skuadra bardheblu u ngjit në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Junajtid ka vetëm 3 pikë. Në sfidën e radhës, ekipi i Ten Hag do të përballet me Liverpulin, ndërsa Brajton luan në transfertë ndaj Arsenalit.