Lushnja është bërë me trajner të ri. Në stolin e skuadrës në Kategorinë e Parë është ulur Ditmar Bicaj.
Pas punës së shkëlqyer te Burreli një vit më parë, 36-vjeçari rikthehet të drejtojë një skuadër.
Lushnja njoftoi largimin e Erion Xhafajt pak ditë më parë dhe nuk ka humbur kohë për trajnerin e ri.
Skuadra e ka nisur sezonin me vështirësi të mëdha, pasi në pesë ndeshje ka marrë pesë barazime.
E veçantë është se në katër ndeshjet e fundit, “lagunarët” kanë barazuar 1-1.
Qëllimi i Bicajt është të rikthejë skuadrën te fitoret, ndërsa synohet që këtë sezon ekipi të renditet mes katër më të mirave.