Ai i kaluari, pra 2024-2025 mund te konsiderohet perfekt per te. Ndonese ishte sezoni i debutimit te tij ne Superlige, arbitri shkodran Ditmir Grimci ka marre vleresime shume pozitive dhe si rrjedhoje edhe numri i ndeshjeve qe i jane besuar ka qene i konsiderueshem.
Specialistet e fushes se arbitrimit mbi te gjitha kane vleresuar autoritetin e shfaqur prej tij ne fushen e lojes, por edhe saktesine ne veprime dhe po ashtu edhe pershtatja me rrethanat e lojes.
Tashme Grimci po behet gati per nje sezon te dyte si kryesor ne Superiore, ku pritet qe t’i besohet edhe me shume dhe pse jo te kthehet gradualisht ne nje “violine” te pare. Burime prane Sektorit te Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit bejne te ditur per gazeten tone se per kete arbiter te gjithe relacionet e deritanishme te vezhguesve kane qene shume pozitive.
Ky eshte nje tregues shume pozitiv dhe nese do te kete performanca te tilla edhe ne sezonin e ri, nuk perjashtohet mundesia qe emri i tij te lakohet edhe per nje steme FIFA. Kjo sepse pritet qe te kete rinovime ne listen e arbitrave shqiptare qe e mbajne ate. Dhe nese do te ndodhte, kjo gje do te ndodhte pas me teper se 40 vitesh sepse i fundit qe e ka mbajtur ate ka qene Tahir Kalaci.(www.shkodrasport.com)