Pas dy ditesh ne “Elbasan Arena” do te luhet ndeshja ne mes skuadres vendase dhe Vllaznise. E programuar per t’u luajtur ne Shkoder sipas kalendarit, ne fakt “arena” e kesaj perballje nuk do te jete “Loro Boriçi” per shkak te mbjelljes se barit ne fushen e tij.
Takimi po pritet me shume interes ne te dy kampet. Tek Elbasani, ndonese debutues ne kampionat, kane shume besim se do ia dalin ta mundin Vllaznine. Nje gje e tille eshte deklaruar edhe nga drejtori i ketij klubi Elton Guranjaku qe ne nje prononcim per median e shkruar eshte shprehur:
“Vllaznia është skuadër me shumë cilësi brenda dhe na pret një ndeshje e vështirë. Synimi ynë në çdo ndeshje është për të marrë maksimumin. Stafi teknik është duke e përgatitur mjaft mirë, duke i dhënë rëndësinë e duhur. Me rikthimin në fushë të kapitenit Lulaj dhe Ze Gomesh, besoj se do të na ndihmojnë akoma më shumë për arritjen e objektivit, atë të fitores ndaj shkodranëve.
Deri tani jemi i vetmi stadium me një atmosferë të jashtëzakonshme në kampionat, aq më shumë që bëhet fjalë për dy skuadra me histori dhe traditë në Shqipëri. “Tigrat” dhe “Vllaznit” janë dy grupe tifozerie me një marrëdhënie mjaft të mirë dhe jam i sigurt që do jetë spektakël në fushë dhe tribuna, duke uruar që në fund të triumfojmë ne”.