Bajerni i Mynihut ka siguruar titullin kampion në Gjermani dhe tani objektivi i madh mbetet Botërori i Klubeve. Këtë e ka bërë të qartë edhe drejtori ekzekutiv i bavarezëve, Jan-Kristian Dresen.

“Ende ka një titull për t’u fituar këtë sezon, thotë Dresen në lidhje me Kupën e Botës për Klube. – Kjo është ajo që Kompani (trajneri) vazhdon të theksojë: se kemi diçka të planifikuar për verën”.

Turneu në SHBA, i cili do të luhet gjatë katër javëve dhe me 32 ekipe për herë të parë, është me rëndësi të madhe për Bajernin, siç shpjegon Dresen.

“Para së gjithash, ne nuk do të shkojmë me pushime. Ne duam ta fitojmë turneun; ky është qëllimi i të gjithëve të përfshirë”, theksoi ai për mediat gjermane.