Tek Teuta priten ndryshime te medha ne sezonin e ri. Ardhja e drejtuesve te rinj ne krye te klubit, ka bere qe ata te projektojne ndertimin e nje skuadre krejt tjeter dhe padyshim me objektiva edhe me te larta. Dhe puna e pare qe ata kane bere ka qene largimi i disa prej titullareve te sezonit te fundit.

Keshtu ditën e sotme klubi i Teutës ka njoftuar për 6 largime nga ekipi. Gjithçka është konfirmuar tashmë nga vetë Teuta edhe pse disa prej lojtarëve kanë gjetur ekip të ri.

Angelos Tafas, Arsid Kruja, Vasilis Zogos, Erando Karabeci, Thodoris Mingos dhe Ergys Peposhi janë të larguarit. Ndërkohë që “Djemtë e Detit” kanë falenderuar secilin prej tyre në rrjetet sociale.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me Teutën, e cila momentalisht është pa president “de fakto” sepse pronaret e tij tashme njihen, por per momentin ata nuk kane deshiruar te behen publik.