HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy arbitra shkodranë sot në Bylis- Partizani

Dy arbitra shkodranë sot në Bylis- Partizani

Ndeshja e sotme ne mes Bylisit dhe Partizanit e mbyllur me rezultatin 3-1 ne favor te ballshioteve, ka patur nje te veçante: Ajo eshte drejtuar nga arbitri shkodran Indrit Myrtja. Ky i fundit kishte disa kohe qe mungonte ne Superiore dhe tashme rikthehet per te thene ashtu si duhet fjalen e tij.

Por nga ana tjeter, Myrtja nuk ka qene i vetem ne kete ndeshje sepse perkrah tij ka qene edhe nje shkodran tjeter. Behet fjale per asistentin Ardit Çobaj. Per kete te fundit ne fakt eshte java e dyte qe arbitron sepse ka qene edhe ne ndeshjen e javes se pare te kampionatit, perkrah kryesorit tjeter shkodran Ditmir Grimci.

Interesant eshte fakti se edhe atehere, ka qene serish ne Ballsh, pikerisht ne ndeshjen Bylis- Tirana. Duket se per Çobajn fusha e Ballshit eshte fati i tij sepse pikerisht aty ka drejtuar dy ndeshjet e tij te para si asistent Superioreje.

Megjithate lajmi i mire padyshim qe eshte edhe rikthimi serish ne fushe i Indrit Myrtjes dhe te shpresojme qe arbitrat e kolegjiumit te Shkodres te marrin vemendjen e duhur dhe ato te tregojne se kane mundesi per te qene protagoniste ne arbitrim.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments