...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy arbitra shkodranë sot në fushë në ndeshjen Bylis- Partizani

Dy arbitra shkodranë sot në fushë në ndeshjen Bylis- Partizani

Ndeshja e sotme ne mes Bylisit dhe Partizanit e mbyllur me rezultatin 3-1 ne favor te ballshioteve, ka patur nje te veçante: Ajo eshte drejtuar nga arbitri shkodran Indrit Myrtja. Ky i fundit kishte disa kohe qe mungonte ne Superiore dhe tashme rikthehet per te thene ashtu si duhet fjalen e tij.

Por nga ana tjeter, Myrtja nuk ka qene i vetem ne kete ndeshje sepse perkrah tij ka qene edhe nje shkodran tjeter. Behet fjale per asistentin Ardit Çobaj. Per kete te fundit ne fakt eshte java e dyte qe arbitron sepse ka qene edhe ne ndeshjen e javes se pare te kampionatit, perkrah kryesorit tjeter shkodran Ditmir Grimci.

Interesant eshte fakti se edhe atehere, ka qene serish ne Ballsh, pikerisht ne ndeshjen Bylis- Tirana. Duket se per Çobajn fusha e Ballshit eshte fati i tij sepse pikerisht aty ka drejtuar dy ndeshjet e tij te para si asistent Superioreje.

Megjithate lajmi i mire padyshim qe eshte edhe rikthimi serish ne fushe i Indrit Myrtjes dhe te shpresojme qe arbitrat e kolegjiumit te Shkodres te marrin vemendjen e duhur dhe ato te tregojne se kane mundesi per te qene protagoniste ne arbitrim.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.