Giovanni Colella mund të rikthehet në pankinë si trajner. Ish-tekniku i Partizanit i cili u shpall kampion në 2023-shin me “Demat”, ka nisur bisedimet me një tjetër klub.
Bëhet fjalë për Feronikelin. Ekipi që militon në Superligën e Kosovës ka nisur bisedimet me trajnerin italian.
Sipas Arlind Sadikut, tekniku 58-vjeçar po e sheh si mundësi konkrete drejtimin e Feronikelit.
Kujtojmë që përveç Partizanit, Colella ka drejtuar edhe ekipi si Rimini, Apolonia e Fierit, Como, Renate apo Vicenza. Ndërsa tashmë, duket gati për një aventurë krejt tjetër në Kosovë.