Kukësi ia doli mes shumë vaujtjesh të qëndronte në Kategorinë e Parë. Verilindorët mbyllën një sezon mjaft të dështuar, ku deri në javën e fundit ishin të rrezikuar për të rënë nga kjo katgori.
Por tashmë me qëndrimin mes më të mirëve të Kategorisë së Parë, ka nisur edhe puna për sezonin e ri. Sipas shtypit të shkuar bëhet me dije se 2 biznesmenë janë ofruar për të investuar te skuadra e Kukësit.
Gati 1 milionë euro investim për të ringritur skuadrën dhe për ta ngjitur në Superiore. Aktualisht bisedimet mes palëve janë në fazën fillestare, por që duken në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje.
Siç dihet aksionet e Kukësit i zotëron familja Gjici, e cila në sezonin që lamë pas gjithçka e la në administrimin e Florin Biba. Ky i fundit fatmirësisht në kohë rekord ndërtoi skuadrën vetëm 1 java para startit të kampionatit dhe ia doli t’i mbante në këtë kategori.
Tashmë pritet që sërish të ndryshojë gjërat dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim dhe nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje që 2 biznesmenët të inventojnë te Kukësi.