...
HomeBASKETBOLLE FUNDIT/ Shtyhet ndeshja finale e Superkupës së basketbollit Besëlidhja- Tirana

E FUNDIT/ Shtyhet ndeshja finale e Superkupës së basketbollit Besëlidhja- Tirana

Pasditen e sotme ishte planifikuar te luhej ndeshja finale e Superkupes ne basketboll per meshkuj, ajo ne mes Beselidhjes kampione ne fuqi dhe Tiranes, fituese e kupes. Por ne fakt kjo perballje nuk do te luhet diten e sotme sepse eshte shtyre per 24 ore.

Arsyen e ka bere te ditur vete Federata Shqiptare e Basketbollit permes nje njoftimi te shperndare pak minuta me pare ku shpjegon se ka edhe nje ndryshim te vendit se ku do te luhet kjo finale e programuar per t’u luajtur me pare ne “Asllan Rusi” te kryeqytetit.

“Njoftim i rëndësishëm për Superkupën

Ndeshja mes Besëlidhjes dhe KS Tiranës, e cila ishte parashikuar për sot, do të shtyhet për nesër, më 8 tetor, në orën 19:00, dhe do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Apolonia” në Fier. Ndryshimi u bë për shkak të bllokimit të rrugëve sot në Tiranë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju presim nesër!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.