Gabriel Kulla nga dita e djeshme eshte futbollist i Sassuolos. 16 vjeçari i lindur ne Shkoder me ne fund ia ka dale qe te plotesoje dokumentacionin qe i duhet per te luajtur ne futbollin profesionist italian dhe si rrjedhoje, klubi i njohur italian nuk e ka humbur mundesine per ta bere pjese te Akademise se tij sulmuesin e kombetares U17 te Shqiperise.
Gabrieli ka qene diten e djeshme ne zyrat e klubit te Sassuolos i shoqeruar nga menaxheri Benardin Kulla dhe trajneri i tij i pare Fatmir Marku duke mbyllur marreveshjen per te qene pjese e tij ne sezonin e ri.
Ai eshte nje sulmues qe ka spikatur gjate gjithe kesaj periudhe duke luajtur me ekipin amator te Sassa Marconi (ngaqe nuk mund te luante ne futbollin profesionist per arsye dokumentacioni) dhe ndonese ne moshe shume te re, e ka ndihmuar kete skuader me lojen dhe golat e tij per t’u ngjitur ne Seria D.
Si rrjedhoje e ketyre paraqitjeve te mira, kane qene disa klube qe kane shfaqur interes per sulmuesin shkodran, por ne fund ishte Sassuolo qe e fitoi garen duke e bere pjese te saj. Kujtojme qe Gabriel Kulla nga mosha 8-11 eshte stervitur me ekipin “Djelmnia shkodrane” nen drejtimin e trajnerit Fatmir Marku dhe me pas kaloi ne Itali, ku per shume kohe u stervit tek Bolonja, por pa patur mundesine te federohej e te luante per arsye dokumentacioni.
16 vjeçari konsiderohet nje element me shume te ardhme dhe kete e ka treguar edhe me kombetaren U17 te Shqiperise ku ne 5 ndeshjet e zhvilluara gjate ketij viti me te, ka arritur te shenoje 5 gola. Tashme duke qene pjese e nje klubi si Sassuolo padyshim qe pritet te rritet edhe me shume nga ana profesionale dhe duket se karriera e tij ka hyre ne nje stad te ri ku ai do te kete nje te ardhme te mire perpara.
Gjergj KOLA