Deshtimi i zhvillimit te ndeshjes te shtunen ne stadiumin “Loro Boriçi” per shkak te zhvillimit te koncertit recital te kengetarit Bujar Qamili, ka bere qe te ndryshojne teresisht planet per miqesoren ndaj ekipit te Deçiqit.
Tek Vllaznia nuk e kane patur shume mendjen per miqesoren, megjithate skuadra dhe stafi teknik kane vijuar punen dhe planet e tyre dhe bashke me drejtuesit e ekipit tuzian eshte gjetur akordi per ta luajtur kete miqesore diten e sotme.
Nje gje eshte bere e ditur nga vete klubi i Deçiqit permes faqes se tij zyrtare sepse ne kampin shkodran ne fakt nuk ka asnje informacion ne lidhje me miqesoren ne fjale.
Deçiq qe vetem pak kohe me pare fitoi Kupen e Malit te Zi, ka njoftuar se miqesorja me Vllaznine do te luhet sot ne ora 19:00 ne stadiumin e qytetit te Tuzit dhe kjo ndeshje do t’u sherbeje te dy ekipeve per te pare veten perpara pjesmarrjes ne Kupat e Europes.(www.shkodrasport.com)
