Sot në ora 12:00 do te hidhet shorti i gjysmefinaleve te “Final 4”, ndeshje qe do te luhen e para me 4 maj dhe e dyta nje dite me pas. Nderkohe prej kohesh eshte e zyrtarizuar edhe data e ndeshjes finale qe do te percaktoje edhe skuadren kampione te sezonit 2024-2025.
Nderkohe mesohet se edhe kete vit, per finalen Federata Shqiptare e Futbollit do te perzgjedhe nje arbiter te huaj per ta drejtuar ate. Ne kete menyre do te perserise sezonin e kaluar kur finalen Egnatia- Partizani e drejtoi anglezi Anthony Taylor.
Ndersa sivjet deri me tani jane dy kandidaturat per emrin e arbitrit qe do ta drejtoje finalen. Kjo eshte zbuluar nga ish- arbitri i njohur Lorenc Jemini qe ne “Procesi Sportiv” eshte shprehur:
“Me shume gjasa do te jete arbitri i njohur polak Szymon Marciniak ose hollandezi Danny Makkelie. Qe do te thote se do te kemi te bejme me nje nivel shume te larte te arbitrimit qe do te vijne ne Shqiperi per te drejtuar kete finale. Une mendoj se niveli i ketyre arbitrave eshte me i mire edhe se ai i vjetshmi”.(www.shkodrasport.com)