Mesfushori Enriko Papa ka bërë të ditur largimin e tij nga Laçi përmes një postimi në rrjetet sociale. I ardhur në merkaton e verës, ai ka vendosur të ndërpresë kontratën me kurbinasit.
Postimi i plotë
“Faleminderit KF Laci per keto 6 muaj! Ishte kenaqesi te punoja me ju, faleminderit presidentin Laska per shkeputjen me mirekuptim te kontrates. Gjithashtu respekt per te gjith çunat e ekipit, trajneret dhe gjithe stafin, plus gjithe tifozerine laçiane. Besoj se kemi ndihmuar njeri tjetrin ne keto 6 muaj, ju uroj suksese ne vazhdim. Respekte nga Enriko Papa”- shkruan ai.
Ne kete menyre me largimin e tij, krijohet nje boshllek ne mesfushen e kurbinasve dhe me siguri qe drejtuesit do te hyjne ne merkato per te gjetur lojtare te tjere sepse duhet thene qe Laçi ndodhet ende ne pozita jo komode ne renditje dhe per kete arsye i duhen sa me shume lojtare cilesore ne dispozicion.