Trajnerit te Vllaznise Edi Martini duket se i ka “djegur” shume largimi i Ildi Grudes. Por me shume sesa kaq, menyra si ai vendosi te braktiste skuadren shkodrane dhe t’i bashkohej asaj te Egnatias.
Per kete arsye permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale ka zgjedhur te thumboje si lojtarin per zgjedhjen qe ka bere e po ashtu edhe klubin e Egnatias per menyren si “e vodhi” kete lojtar.
“Urime Egnatia, urime Gruda, urime Demrozi, jeta vazhdon”- shkruan Martini ne postimin e tij.
Ne fakt nje largim te tille askush nuk e kishte menduar. Drejtuesit e Vllaznise kishin rene dakord per zgjatjen e kontrates edhe nje sezon tjeter, lojtari e kishte pranuar, kishte shkuar me ekipin ne stervitjen e Sllovenise dhe gjithçka dukej OK. Madje Martini i kishte bere te gjitha planet rreth Grudes te cilin e konsideronte nje lojtar te rendesishem per skemat e tij.
Jo me kot i kishte besuar para 3-4 vitesh kur e mori nga Shenkolli tek Teuta dhe e beri kampion. Deshi t’i besonte serish, por nuk ndodhi keshtu dhe “ai u pre ne bese”. Kjo e ka bere te ndihet keq dhe si rrjedhoje ka leshuar ate status, ku ka thumbuar edhe drejtuesit e Egnatias per “lojen e piset” qe kane bere.
