Egnatia ka siguruar për të tretin vit radhazi finalen e Kupës së Shqipërisë pasi ka eliminuar me kohët shtesë Partizanin duke përmbysur rezultatin e sfidës së parë.
Të kuqtë kishin fituar 1-0 në Rrogozhinë ndeshjen e parë dhe zgjodhën të luanin plotësisht në mbrojtje sfidën e dytë, duke mos lejuar skuadrën e Tetovës të krijonte rrezikshmëri para Qirkos. Përkundrazi, kryeqytetasit kishin dy mundësi të arta në fundin e pjesës së parë të mbyllnin diskutimet e takimit.
Por në pjesën e dytë, Egnatia shtoi trysninë para portës dhe në fund ia doli të gjente golin me Xhemajlin, sa për të çuar sfidën në shtesa. Aty, Guindo i dha shpejt avantazhin duke ia bërë gjithçka të thjeshtë, pasi Partizani nuk kishte forca të sulmonte e rrezikonte Dajsinanin.
Kësisoj, Egnatia shkoi për vitin e tretë radhazi në finale, ndërsa Partizani tashmë rrezikon ta mbyllë edicionin pa shkuar në kompeticionet ndërkombëtare.
PARTIZANI 0-2 EGNATIA
76′ Xhemajli, 94′ Guindo
