HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia ndryshon pak, me më të mirët në fushë sot kundër Vllaznisë

Egnatia ndryshon pak, me më të mirët në fushë sot kundër Vllaznisë

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do presë ditën e sotme në kuadër të javës së katërt të Superiores, Egnatian. Shkodranët dhe rrogozhinasit do “përplasen” në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Një duel që pritet interes mes dy prej ekipeve që cilësohen si pretendente për “Final 4” në fund të edicionit.

E ndërsa Vllaznia kërkon të kthehet tek fitorja pas humbjes ndaj Skënderbeut edhe Egnatia kërkon vijimin e rezultateve pozitive. Për këtë edhe trajneri Tetova ka përgatitur formacionin që do zbresë në fushë. I cili duket se ka pak ose aspak ndryshime nga ai që u paraqit në duelin e fundit kundër Tiranës.

Kështu nga porta do e nisë tashmë i zakonshmi Dabjani. I cili është titullar pas largimit të Sherrit. Në treshen e mbrojtjes përveç kapitenit Malota do jenë edhe Xhemalji dhe Dulysse. Nga krahët do mbështesin djathtas Fangaj e majtas Ndreca. Në mesfushë duket se janë edhe dilemat më të mëdha.

Ku Aleksi dhe Zejnullai duken të sigurtë në formacion. E ndërsa në balotazh duken Lushkja dhe Ujka. Në sulm krah Vuthajt, po ashtu pritet edhe Joel. Të cilët do formojnë dyshen e repartit të avancuar./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments