Tifozë të shumtë mbushën stadiumin Flamurtari në Vlorë, në ndeshjen e parë me drita, por në fund të takimit festa ishte e Egnatias, që fitoi 2-1 kundër kuqezinjve. Në fund të një pjese të parë pa shumë raste, kampionët kaluan në epërsi falë penalltisë së ekzekutuar nga Albanese, në minutën e parë shtesë.
Vlonjatët kërkuan barazimin në të dytën dhe e arritën në minutën e 84-t, me një gol të bukur nga Todoroski, që kontrolli mirë topin dhe gjuajti saktë drejt portës.
Kuqezinjtë besuan se mund të merrnin edhe më tepër, por Leo Melo shënoi golin e fitores për Egnatian në minutën e 89-të.
Rrogozhinasit ngjiten në kuotën e 10 pikëve në klasifikim, vlonjatët mbeten në kuotën e 2 pikëve.