Nga Maringlen ZHIVANI
Sulmuesi anësor Antonio Delaj do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Elbasanit për sezonin e ri. Pas bisedimeve të zhvilluara ditët e fundit, Vllaznia dhe Elbasani kanë arritur akordin për transferimin e lojtarit 22-vjeçar.
Nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se sipas marrëveshjes, Elbasani do të zotërojë 70% të kartonit të Delajt, ndërsa Vllaznia do të mbajë 30% në pronësi, të vlefshme në rast të një rishitjeje të mundshme në të ardhmen.
Kjo lëvizje shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e futbollistit, i cili kërkon më shumë hapësira dhe mundësi për t’u zhvilluar. Ndërkohë që, Elbasani forcon repartin ofensiv me një element të ri dhe perspektivë, siç është Antonio Delaj.