HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElbasani mund Bylisin në transfertë dhe rikthehet mes pretendentëve

Elbasani mund Bylisin në transfertë dhe rikthehet mes pretendentëve

Elbasani është kthyer mes ekipeve pretendente në Superiore, teksa ka mundur në transfertë skuadrën e Bylisit me rezultatin 1-0.

Në ndeshjen ku Nevil Dede debutonte në pankinën e skuadrës vendase, diferencën e ka bërë goli i Lleshit në pjesën e dytë, pak minuta pasi sulmuesi ishte aktivizuar në fushën e lojës. Dy skuadrat dhuruan një ndeshje me ritëm të lartë, sidomos në pjesën e parë, por gjuajtja me kokë e sulmuesit të verdhebluve ishte ajo që vulosi fatin e kësaj sfide.

Kështu, Elbasani e sheh veten vetëm 1 pikë pas Vllaznisë kryesuese, ndërsa ballshiotët mbeten në zonën e ftohtë të klasifikimit, si kandidatë për rënien nga kategoria.

BYLIS-ELBASANI 0-1
76′ Lleshi

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments