HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElbasani nuk 'kursen' titullarët ndaj Vllaznisë, sot me më të mirët në...

Elbasani nuk ‘kursen’ titullarët ndaj Vllaznisë, sot me më të mirët në fushë

Elbasani do të presë në shtëpi skuadrën e Vllaznisë për të bërë mes tyre llogaritë e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të startojë në orën 17:00.

Skuadra e Ivan Gvozdenovic prej ditësh ka zhvilluar intensivisht përgatitjet për këtë sfidë, ku siç dihet tashmë Kupa në Elbasan është një objektiv shumë i rëndësishëm. Për këtë traneri serb nuk dot ë “kursejë” aspak titullarët.

Do të luajë ndaj shkodranëve me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion. Lajm i mirë për të është se ka 1 rikthim të rëndësishëm, ku Amarildo Gjoni do të mund te japë kontributin e tij.

Ndërkohë lajm i keq është se do të ketë 2 mungesa. Nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Esin Hakajt dhe Arsen Lleshit, të 2 futbollistët janë të dëmtuar dhe vazhdojnë rikuperimet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments