Elvis Plori, trajneri i njohur i futbollit, ka qene i ftuar mbremjen e djeshme ne “Ora Sport” per te folur edhe rreth kombetares shqiptare te futbollit dhe konkretisht humbjes se saj te fundit ndaj Çekise teksa ka shfaqur rezervat e tij per menyren e te luajturit, por edhe per skemen e perdorur nga stafi teknik.

“Them se ishte nje ndeshje per t’u harruar ajo e kombetares tone ndaj Çekise dhe kete nuk e them vetem une, por e thone te gjithe specialistet e futbollit. Skuadra jone nuk tregoi pothuajse asgje ne kete 90 minutesh.

Çekia kishte hyre me nje deshire shume me te madhe ne fushen e lojes, me nje entuziasem qe e tregoi prej minutesh se pare dhe perveç cilesive te lojtareve, them se kjo ishte arsyeja kryesore qe ato na dominuan ne çdo drejtim.

Sa i takon rreshtimit, ne nuk kemi ndryshuar shume nga ana taktike, por Çekia me ane te deshires me te madhe, sakrifices se lojtareve ne fushen, na vuri shume ne veshtiresi duke mos arritur dot te na lejoje te bejme lojen tone. Daku ishte i vetem ne majen e sulmit, i pandihmuar nga askush dhe mbase do te ishte me mire skema te kthehej ne 3-5-2 qe te ishte dikush qe ta ndihmonte ate.

Une jam i mendimit se ndaj Gjeorgjise skuadra duhet te ndryshoje disa gjera, nese vertete do te duam te tentojme te marrim nje rezultat pozitiv, mbi te gjitha te shfaqemi me agresive ne fushen e lojes dhe lojtaret te kene me shume deshire per te luajtur”- eshte shprehur Plori./www.shkodrasport.com/