Sulmuesi Ermir Rashica ka gjetur një tjetër gol në kampionatin ukrainas.

Në minutën e 76′, ishi i Skënderbeut tundi rrjetën e Oleksandrijas.

Metalist 1925 fitoi tranfertën me shifrat 4-1 kundër skuadrës së Tedi Carës.

Ky i fundit luajti 70 minuta ndërsa Mandela u aktivizua 60 minuta për ti lënë më pas vendin Kristian Mba.