HomeKRYESOREEuforia 'ndëshkon' kombëtaren kuqezi, Gjeorgjia na mund në 'Air Albania'

Euforia ‘ndëshkon’ kombëtaren kuqezi, Gjeorgjia na mund në ‘Air Albania’

Shqipëria është mposhtur në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1.

Goli vendimtar i sfidës u shënua nga Kochorashvilit në minutën e 70-të, i cili nga gjuan nga 30 metra dhe lë në vend Thomas Strakoshën. Në minutat e mbetura “djemtë” e Sylvinhos nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës dhe në këtë mënyrë dalin të mposhtur nga arena kombëtare.

Në këtë sfidë në minutën e 72-të erdhi momenti për Sebastian Spahiun. Ish-i i Egnatias bëri kështu debutimin e Kombëtaren. Pas kësaj humbej Gjeorgjia kryeson me 6 pikë pas dy sfidave, ndërsa Shqipëria ndodhet e dyta në grup me 3 pikë, po aq sa Çekia, me këto të fundit që triumfuan ndaj Ukrainës.

SHQIPËRI – GJEORGJI 0 – 1

(Kochorashvilit 70′)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments