Nga Gjergj KOLA
Franko Burraj eshte fantastik! Nuk mund te kete pershkrim tjeter perveç atij me siper per atletin shkodran i cili pas rekordit te djeshem ne garen e 400 metrave, sot ka thyer edhe rekordin kombetar te 200 metrave.
Ka ndodhur ne garat qe po zhvillohen ne Maribor te Sllovenise, “European Team Chamipnship -3rd” ku ai ka bere nje tjeter paraqitje te shkelqyer duke e ulur rezultatin e kesaj gare per here te pare ne historine e atletikes shqiptare nen 21 sekonda.
Koha e arritur prej tij sot ka qene 20″97 duke vendosur kesisoj shifra te reja dhe duke “arkivuar” rekordin e meparshem prej 21″19 qe mbahej po prej tij. Nderkohe me kete rezultat Burraj eshte renditur i dyti ne renditjen e pergjithshem te kesaj disipline duke merituar medaljen e argjendte.
Padyshim qe dy rekordet kombetare te thyera ne dy dite dhe dy medaljet e fituara prej tij, nje e arte dhe nje e argjendte, tregojne edhe njehere tjeter se Franko Burraj eshte “kryefjala” aktuale e atletikes shqiptare. Bashke me trajnerin Bruno Rrotani sigurisht qe pretendojne te arrijne rezultate edhe me te larta dhe kjo dyshe na ka treguar se kur e premton, padyshim qe ia dalin ta realizojne.(www.shkodrasport.com)