Vllaznia ne futboll per femrave shenon nje tjeter arritje ne arenen nderkombetare. Pasditen e sotme ajo ka fituar ndeshjen gjysmefinale te grupit 2 te “Uefa Women’s Champions League” dhe ka fituar te drejten per te dale ne finalen e ketij grupi.
Perballe saj ka qene kampionia e Gjeorgjise Lanchkhuti dhe kampionet shqiptare kane trimfuar me rezultatin e paster 3-0.
Duhet thene se 45 minuteshi pare ka qene i dominuar totalisht nga vajzat kuqeblu te cilat kane krijuar disa raste shenimi, por goli do te vononte te dilte ne drite. Tre minuta para fundit Doçi ka gjuajtur fort me te djathten ne hyrje te zones dhe portieria kundershtare nuk ka qene ne gjendje ta ndalte topin qe pushoi ne rrjete.
Nderkohe ne shtese pas nje goditje kendi, ka qene sulmuesja e re dhe e talentuar Klaudia Borci qe ka gjuajtur sakte me koke brenda zone duke e derguar topin serish ne rrjete.
Ne pjesen e dyte Vllaznia thjesht ka administruar avantazhin, por nderkohe ka p herepashere drejt portes vendase dhe nuk i kane munguar as rastet per te shenuar gola te tjere. Madje ia kane dale ta shenojne edhe te tretin ne minuten e 82-te me ane te futbollistes Xhesika Ndoj. Ne kete menyre e gjithe ndeshja eshte fituar 3-0 nga Vllaznia.
Ajo siguron kualifikimin ne finalen e ketij grupi ku perballe do te kete fituesen e çiftit St Polten- Nefrçi dhe kjo ndeshje do te luhet me 7 shtator po ne Gjeorgji.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me Hysken ne porte, ne mbrojtje po luajne Ramadani ne te djathte dhe Curraj ne te majte ndersa dyshja e qendres eshte e formuar nga Bajraktari dhe Mustard.
Nderkohe, ne repartin e mesfushes jane kapitenia Franja se bashku me Pressley dhe Megi Doçin dhe ne sulm Jones, Borci dhe Ahamadi