Memoriali “Vllaznia 2025” u mbyll me sukses dhe ne ringun e “Qazim Dervishit” sigurisht qe kane fituar me te miret. Megjithate me shume rendesi se gjithçka tjeter ka fakti qe ky turne vazhdon te zhvillohet rregullisht çdo vit dhe sivjet ishte edicioni i 22-te i tij. Siç kemi bere te ditur edhe me perpara, ky aktivitet eshte nje nderim dhe homazh per figurat e njohura te boksit shkodran qe nuk jetojne me.
Kete vit Memoriali u zhvillua ne nderim te 15 prej ish- boksiereve qe nuk jetojne me, por nderkohe per 4 prej tyre qe jane ndare nga jeta kohet e fundit, Bashkia Shkoder dhe Federata Shqiptare e Boksit kane organizuar nje ceremoni te veçante per nderimin e tyre.
Behet fjale per Mark Bishkashin, Kujtim Demin, Viktor Martinin dhe Liman Kullen. Ka qene nenkryetari i Bashkise Alban Preka ai qe u ka dorezuar familjareve te tyre nga nje “Mirenjohje” ne shenje respekti dhe vleresimi per kontributin e dhene ne vite per boksin shkodran e shqiptar.
Nga ana tjeter, ka qene presidenti i Federates Shqiptare te Boksit Florend Kalivopulli, ai qe i shoqeruar edhe nga Mehmet Bogujevci dhe Zef Gjoni, u kane dorezuar edhe ato “Mirenjohje” familjareve te ketyre personaliteteve perkushtimin e treguar ne sportin e boksit gjate viteve, fillimisht si sportiste, me pas edhe si trajnere dhe drejtues.(www.shkodrasport.com)


