Nga Endri ÇINARI
Kjo fillim jave do jetë pushim për Vllazninë, me futbollistët kuqeblu që do shijojnë pushimin pas ndeshjes me Vorën. Ku skuadra pritet të kthehet në fushë ditën e martë, për të rinisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e rradhës ndaj Elbasanit. Një duel që ndoshta do jetë më interesanti për kuqeblutë deri në këto momente ne kampionat.
Ku duke parë edhe formën e mirë të verdhebluve, kjo pritet të jetë edhe prova e vërtetë e skuadrës së Martinit deri më tani. Por, tek Vllaznia përveç pushimit të titullarëve patjetër duhet të mendojnë edhe për rikuperimin e disa futbollistëve. Kjo pasi skuadra ndaj Vorës kishte plot 6 mungesa, me Gurishten i cili tashmë ka kalur pezullimin dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen e rradhës.
E teksa edhe Jukaj do vijojë të mungojë edhe për disa ditë të tjera, për t’u rihedhur sërish në fushën e lojës. Emrat që shqetësojnë momentalisht janë ata të Bismark, Qatos, Kuros dhe Hakajt, të gjithë këta futbollistë që nuk ishin as në stol në ndeshjen ndaj Vorës.
Duke treguar se problemet e tyre fizike ishin më serioze seç mendohej. Ku një shpresë më të madhe për rikthimin e shpejtë ka për dyshen Bismark-Hakaj, që nuk janë preferuar të rrezikohen në ndeshjen ndaj Vorës. E teksa për Kuros dhe Qaton ende nuk duket se ka një datë të saktë për rikthimin, ku të dy futbollistët kanë zhvilluar vetëm vrapime individuale gjatë së premtes dhe shtunës së kaluar. Tashmë gjatë kësaj jave do kuptohet më shumë rreth situatës së futbollistë shkodranë, të cilët Martini kërkon t’i ketë sa më shpejt nën urdhërat e tij.(www.shkodrasport.com)