Finalja e futbollit të vajzave mes Partizanit dhe Vllaznisë do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”. Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e diel, duke nisur nga ora 19:30.

Partizani i befasoi të gjithë duke shkuar në finalen e Final Four, pasi mposhti Gramshin me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0 në dy ndeshje. Vllaznia në anën tjetër eliminoi Apoloninë me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Kuqeblutë janë favoritë për të fituar sërish titullin kampion. Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt me 16 pikë më tepër se Partizani në renditje.

Të dyja skuadrat kanë siguruar pjesëmarrjen në Europë. Skuadra që do të fitojë titullin kampion do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Champions, ndërsa ekipi tjetër në Kupën e Europës.