Esmeralda Franja ka fituar çmimin “Topi i Artë 2024” për vajza. Lojtarja e Vllaznisë u zgjodh me e mira ne ceremonine Gala te Federates Shqiptare te Futbollit dhe pasi tërhoqi çmimin u shpreh:

“Sigurisht qe jam e lumtur qe kam arritur deri ketu. Kete çmim dua ta ndaj me presidentin e Vllaznise Lazer Matija, me shoqet e ekipit te cilat po ashtu kane kontributin e tyre tek ky çmim.

Kur vendosa të merresha me futboll, kurrë nuk e mendoja që do arrija kaq larg. Prandaj jam shumë e lumtur. Doja të bëja një dedikim, ia dedikoj familjes sime, mamit që nuk arriti kurrë të bëhej futbolliste, por unë arrita të realizoj ëndrrën e saj”, u shpreh Franja.