Merr fund çështja e trajnerit te Flamurtari. Do të jetë Andrea Agostineli “timonieri” i ri i vlonjatëve.

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit kuqezi, kanë arritur akordin me ish-trajnerin e Partizanit dhe Skënderbeut, i cili rikthehet kështu në futbollin shqiptar, me misionin e qartë, ngjitjen e vlonjatëve në elitë.

67-vjeçari drejtoi Partizanin nga dhjetori i vitit 2015 deri në maj të vitit 2016, ndërsa trajner i Skënderbeut ishte në periudhën qershor 2016 – janar 2017.

Skuadra e fundit që Agostineli ka drejtuar është Benevento, në edicionin 2022/2023.