Vllaznia do të luajë nesër në ora 20:00 finalen e kampionatit ndaj Egnatias dhe në kampin shkodran gjithçka është gati. Po ashtu edhe stafi teknik duket se e ka bërë gati edhe formacionin që do të luajë nga minuta e parë.

Ajo që mësohet është se Ardit Deliu është e sigurtë që do të mungojë. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë trajneri Thomas Brdariç në konferencën e sotme për shtyp kur deklaroi se mungesa e mesfushorit është e sigurtë, po ashtu si dhe ajo e portierit Kristi Qarri që mungon prej kohësh për arsye dëmtimi.

Edhe Deliu mungon për të njëjtin shkak pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Dinamos. Në këtë kontekst, ashtu si në atë ndeshje, vendin e tij pritet ta zërë mesfushori tjetër Eslit Sala.

Ky i fundit dy ditë më parë festoi 25 vjetorin e lindjes do të ketë mundësinë që me Krymin e Qaton në mesfushë të kenë rolin e rëndësishëm të thyerjes së aksioneve tKy i fundit dy ditë më parë festoi 25 vjetorin e lindjes do të ketë mundësinë që me Krymin e Qaton në mesfushë të thyjnë ashtu si duhet aksionet e kundërshtarit dhe njëkohësisht të kontribuojnë për nisjen e manovrës sulmuese të Vllaznisë.(www.shkodrasport.com)