Sezoni i rregullt në Superiore tashmë ka përfunduar dhe skuadrat e kanë mësuar fatin e tyre. Ku ngelet vetëm finalja e kampionatit për të caktuar fituesin e sezonit 2024-25. E ndërsa shumica e skuadrave tashmë po pushojnë dhe mendojnë për sezonin e ri që starton në muajin gusht. Megjithatë si epilog i kampionatit dhe edicionit, ka disa futbollistë që kanë arritur të bëjnë diferencën.

Faqja e specializuar sportive “SofaScore” e bazuar edhe në statistikat dhe performancat e futbollistëve në Superiore, ka ndërtuar formacionin më të mirë të këtij sezoni. Kështu pjesë e 11-tshes më të mirë janë 3 futbollistë shkodranë. Duke nisur nga Marcelino Preka i Partizanit që vlerësohet me një notë mesatare prej 6.98 gjatë edicionit.

Pjesë e formacionit më të mirë është edhe Arsid Kruja, me notën mesatare prej 7.5 gjatë edicionit. Sipas “Sofascore”, Kruja është po ashtu lojtari i sezonit në Superiore, me mbrojtësin e Teutës që ka vlerësimin më të lartë nga të gjithë kolegët e tij të kampionatit. Një tjetër shkodran që ndodhet në formacion dhe i vetmi lojtar i Vllaznisë është Bekim Balaj.

Kapiteni i kuqebluve është mes më të mirëve me notën 7.23 gjatë edicionit të rregullt. Ku shtatlarti ka spikatur me 17 golat e tij në elitën e futbollit tonë.(www.shkodrasport.com)